IMG_8219

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite ka konfirmuar se ambasada e Shteteve të Bashkuara në Riad është sulmuar nga dy dronë, sipas vlerësimeve fillestare.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, ministria bëri të ditur se sulmi ka shkaktuar një zjarr të kufizuar dhe dëme të vogla materiale në ndërtesë.

Ndërkohë, Misioni i SHBA-së në Arabinë Saudite ka lëshuar një njoftim për qëndrim në strehim për qytetet Xhedah, Riad dhe Dahran. Po ashtu, është njoftuar se do të kufizohen udhëtimet jo thelbësore drejt instalimeve ushtarake në rajon.

Trump tha për NewsNation se SHBA-të do të kundërpërgjigjen “së shpejti” për sulmin ndaj ambasadës dhe për vdekjen e personelit amerikan. Gjashtë persona janë vrarë deri më tani, ndërsa 18 janë plagosur.