Gazetarja Klodiana Lala, ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me kontrollet e SPAK, për hetimet e Unazës së Madhe.
Sipas Lalës, kontrollet e kryera te biznesmenët dhe emrat e tyre, erdhën nga sekuestrimi i telefonave të Evis Berberit, në të cilët janë zbuluar të dhëna të rëndësishme.
Sipas gazetares, biznesmeni Arbër Abazi ka lidhje nepotike me Ballukun, i cili jo vetëm ka fituar tendera por bashkëjeton me një të afërme të Ballukut duke krijuar edhe konflikt interesi.
“Ndoshta nuk do të kishim cështjen Balluku nëse telefonat e Evis Berberit nuk do të gjendeshin në banesë. Një blacbarry, iPhon e Samsung nxorrën të dhëna për njerëz të rëndëishëm. Sot kemi Benet Becin, Belinda Ballukun të pandehur, fakti që po vijojnë me intesitet kontrollet tek biznesmenë të ndryshëm, tek Salillari, tek 2T e Sakovëe, kontrolle tek Arbër Abazi, një person që jo vetëm ka fituar tendera por bashkëjeton me një të afërme të Ballukut, nepotizëm dhe konflikt interesi, më përpara ishte Gjoka e Shtufi”,- tha Lala.



