-900-0-1761943911xf90221f5-9907-4e8e-965c-18ba641a438a-625

 Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano, ka sjellë reagime të shumta nga politika shqiptare si majtas dhe djathtas. Një mesazh ngushëllimi dhe vlersimi për figurën e liderit historik të PS-së, nuk mund të mungonte as nga kundërshtari politik prej dekadash, kreydemokrati Sali Berisha.

Dy liderë, dy kundërshtarë që udhëhoqën dy forcat më të mëdha politike, do të shënonin edhe një dalje të rrallë përballë njëri-tjetrit në vitin 2002 në “Opinion”. Përballja mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos është një nga debatet më të famshme televizive i cili zgjati më shumë se dy orë, emision që u transmetua në atë kohë edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Ky do të ishte debati i parë dhe i vetmi, ku dy liderët politikë të dy partive kryesore të vendit ballafaqoheshin në një përballje televizive. Ishte hera e parë që liderët politikë të dy partive kryesore të vendit ballafaqoheshin në një përballje televizive, në një kohë kur nuk kishte kaluar shumë nga viti i mbrapsht 1997. Filozofitë dhe mendimet e ndryshme politike që i ndanin ishin të mëdha, por në fund të emisionit që zgjati 2 orë, debati u mbyll me një shtrëngim duarsh Nano-Berisha.