bajram-begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zbardh bisedën që zhvilloi sot me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Begaj  thotë se në takimin me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ai theksoi se integrimi në BE është misioni dhe interesi kombëtar i vendit tonë.

“Shqipëria mbetet plotësisht e linjëzuar me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe do të vazhdojë të kontribuojë aktivisht në misionet evropiane për paqe dhe siguri.

Anëtarësimin nuk e konsiderojmë dhuratë, por të bazuar në meritë dhe si një investim në stabilitetin dhe forcën e vetë Evropës”, shkruan Presidenti.

Postimi i plotë

Sot, me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksova se integrimi në BE është misioni dhe interesi ynë kombëtar, ëndrra jonë 35-vjeçare që bashkon brezat dhe shoqërinë tonë, ndaj jemi të angazhuar për të bërë të gjitha reformat jo thjesht si detyra, por në përfitim të mirëqenies dhe begatisë së shqiptarëve.

Shqipëria mbetet plotësisht e linjëzuar me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe do të vazhdojë të kontribuojë aktivisht në misionet evropiane për paqe dhe siguri.