-640-0-e15eb6cb3c29264871eeb8e742f5a432

Bosi i mafias shqiptare, i dënuar nga drejtësia belge për implikimin e tij në veprimtari të shumta kriminale, Franc Çopja ka investuar disa herë në kriptomonedha përmes parave të pista, duke lehtësuar përdorimin e tyre. Këtë “strategji” Çopja ia mësoi dhe bashkëpunëtorit të tij, Ervis Çela. 

Në episodin e sotëm të emisionit “Shënjestër” u zbulua skema se si grupet kriminale po përdorin kriptovalutat jo vetëm për të bërë pagesat për blerjen e sasive të lëndëvë narkotike, por edhe për të investuar paratë e përfituara nga veprimtaritë kriminale në portofole dixhitale në kriptovaluta.

Bisedat e bëra mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, nga fshati Fatish i Peqinit që mund të konsiderohet pa frikë si ‘Pablo Eskobar’ shqiptar, u pikas “shqetësimi” i mafiave për të gjetur një vend të sigurtë për paratë e tyre, që kapnin shuma marramendëse.

Ervis Çela së bashku me vëllezërit e tij, Albini, Rizai dhe Ardiani me përfshirjen e tyre në botën e krimit kishin arritur të siguronin “një mal me para”.

Në bisedat e siguruara nga Sky Ecc, Çela shfaqej nga njëra anë duke u mburrur se kishte siguruar 100 milionë euro, e nga ana tjetër i shqetësuar se si do kalonte kufirin për në Shqipëri.

Bashkëpunëtori i tij, Franc Çopja i dha zgjidhje problmeit. Ky i fundit e këshillonte t’i investonte në lingota ari, ashtu saiç prej kohësh po vepronte dhe vetë.

Çopja e orientoi Çelën që të investojë paratë në lingota ari dhe të mos i groposë, duke theksuar se mund të dëmtohen.

Ervis ÇelaShok mora 3.8 milionë sot në Tiranë… Kam 200 ullinj në mal, duhen futur me ndonjë qyp… Se ullinjtë rrojnë shumë…

Franc ÇopjaKthej në flori…. Mos i fut lekët në tokë… Më dëgjo mua…

Ervis Çela-S’ka flori… Duhet me grabit ndonjë bankë…Duhet me porosit nga Afrika…

Franc ÇopjaE di që s’ka… Do flas unë me njërin, mos na i sajon. Por mblidhi avash-avash. Por mos fut lek në tokë se prishen.

Ervis Çela E di që prishen lekët… Pyete. Sa të ketë 100-200 kile…

Ervis Çela i tregon shokut të tij se është duke blerë dy portofole, me qëllim investimin në kriptomonedha. Një portofol që kap shifrën e 14 milion dollarëve. Nga ku në një vit do të arrijë të fitojë rreth 2.5 milion dollarë.

Sipas komunikimit të dyshes, kthimi i parave në kallëpa ari e lehtësonte më shumë fshehjen si dhe konvertimin e tyre në para.

Kujtojmë se gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel dënoi bosin e mafias Franc Gergely, i njohur edhe si Franc Çopja, me 25 vite burg për organizimin e vrasjes së Ardit Spahiut, krim i ndodhur më 27 nëntor 2020 në zonën e Molenbeekut, në Belgjikë.

Sipas trupës gjykuese, Franc Çopja e kishte urdhëruar ekzekutimin nga Dubai, ku qëndronte prej disa vitesh.

Vendimi erdhi pasi të premten gjykata i shpalli fajtorë të pandehurit si autorë ose bashkëpunëtorë në vrasjen e Spahiut, i cili ishte larguar nga Shqipëria në vitin 2019 për shkak se ishte i frikësuar për jetën e tij, kjo pas përplasjeve të ashpra mes klaneve rivale të Elbasanit.