Klodian Braho është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për një mandat 3-vjeçar.
Braho mori 7 vota nga 11 anëtarët të KLP-së, kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj mori vetëm një votë ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.
Braho pason në detyrë Altin Dumanin dhe do të qëndrojë nga data 19 dhjetor për tre vitet e ardhshme në krye të këtij institucioni.
Ja si votuan anëtarët e KLP-së
Sokol Stojani – Adnan Xholi
Moisi Duda – Klodian Braho
Olger Eminaj- Klodian Braho
Erind Merkuri- Adnan Xholi
Mirela P. Bogdani – Klodian Braho
Vatë Staka – Adnan Xholi
Ledina Riza – Klodian Braho
Erind Gërmenji – Klodian Braho
Zeqir Hoda – Klodian Braho
Arta Mandro – Klodian Braho
Erion Fejzulla – Elvin Gokaj



