Një 22-vjeçar shqiptar në Brighton të Anglisë është dënuar për trafik droge të klasit A pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit. Mediat e huajaraportojnë se Ervis Doksani u arrestua në Brighton, mbrëmjen e 2 tetorit.
Ai ishte vërejtur gjatë gjithë ditës duke zhvilluar takime të shkurtra me njerëz, gjë që i bëri oficerët të dyshonin se ai po merrej me drogë. Oficerët e kontrolluan atë dhe gjetën sasi të vogla kokaine në 12 qese me drogë brenda një kutie menteje dhe një kartoni cigaresh.
Apartamenti ku kishte qëndruar Doksani në Dyke Road, Brighton, u kontrollua gjithashtu dhe u gjetën 200 gramë të tjerë kokainë, një pjesë e cila ishte vendosur në një tigan, së bashku me afërsisht 1,000 paund cash.
Komandantja e Degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore, tha: Trafiku i drogës nuk ka vend në rrugët tona, ndaj është e këndshme të shohësh Ervis Doksanin të deklarohet fajtor për këto krime. Drogat e Klasit A shkatërrojnë jetë dhe komunitete dhe NCA vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur publikun nga ky kërcënim.



