Detaje të reja dalin në lidhje me ngjarjen ku një 15-vjeçar mbeti i plagosur në një piceri pranë shkollës “Ali Demi” në Tiranë.
Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, konflikti ka ndodhur mes motoristit të picerisë dhe 15-vjeçarit, i cili dyshohet se punonte si kamarier në piceri.
Plumbi e ka kapur të miturin në pjesën mes qafës dhe shpatullës ndërsa burime spitalore thonë se gjendja e tij deri tani është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia ende nuk ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë nga momenti i ngjarjes.



