614446075_1209022788091411_5216720592580254763_n

SPAK ka zgjeruar hetimet në çështjen që lidhet me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke kryer kontrolle të reja në disa kompani të sektorit të ndërtimit.

Sipas gazetares Klodiana Lala, hetuesit kanë kontrolluar ambientet e kompanisë “Salillari”, një prej firmave më të njohura të sektorit, që prej vitesh fiton kontrata publike në infrastrukturë. Kompania është në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari.

Kontrolle janë ushtruar gjithashtu edhe në kompaninë “Senka”, me seli në Lushnje, e cila zotërohet nga Ylli dhe Donika Senka.

Belinda Balluku, akuzohet për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe për shkelje në procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe.

Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur, ndërsa i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e saj.