1760533121-klajdimei-1760533444

Klajdi Meçi, drejtor i Kontrollit të Territorit në Tiranë, është kërcënuar me jetë këtë të mërkurë, datë 15 Tetor.

Incidenti ka ndodhur pranë zyrave të Inspektoratit, ku drejtori është kërcënuar nga një person ende i paidentifikuar publikisht.

Leonard Nikolli është shtetasi i cili këtë të mërkurë terrorizoi zyrat e IMT-së në Tiranë ku dhe pretendoi se ishte i armatosur dhe se do të vriste drejtorin Klajdi Meçi.

Ka qenë ky i fundit ai i cili pasi u vu në dijeni nga inspektorët për ngjarjen e ndodhur menjëherë telefonoi Policinë. Pas kallëzimit të bërë nga drejtori, efektivët e Komisariatit nr.3 në Tiranë shoqëruan 61-vjeçarin Nikolli.

Në momentin kur dhe ndodhi ngjarja, Klajdi Meçi nuk ishte i pranishëm pasi ishte në terren, teksa u vendos në dijeni nga stafi.

“Jam i armatosur, ku është drejtori se do e vras”, mësohet të ketë thënë Leonard Nikolli, teksa në vijim është shprehur se do ia bënte njëlloj si gjyqtarit Astrit Kalaja.

Në deklarimet e tij paraprake para grupit hetimor 61-vjeçari është shprehur se ka pasur probleme me pronat dhe për këtë bënte përgjegjës IMT Tiranë.