Hetimi për vrasjen e studentes shqiptaro-italiane Ilaria Sula është ende duke vijuar. Dhe ndërsa hetuesit janë përqendruar në gjetjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm që mund ta kenë ndihmuar të fshehur trupin, vetë Mark Samson i shkroi një letër familjes së Ilarias, në të cilën thotë se është në dijeni të asaj që ka bërë.
“Nuk e respektova”, shkruhet në copën e letrës të shkruar nga vrasësi nga burgu. “Nuk po përpiqem të zvogëloj përgjegjësitë e mia ose t’i shpëtoj pasojave të veprimeve të mia. Jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim”, thuhet ndër të tjera në letër.
Përveç vrasjes së saj, filipinasi e fshehu trupin e ish-të dashurës së tij duke e futur në disa qese të zeza, të cilat më pas u mbyllën në një valixhe dhe u hodhën në një përrua nga rruga provinciale që të çon në Poli, në Monte Guadagnolo. Pasi u kthye në Romë, ai u takua me një mik të ish-të dashurës së tij për të ngrënë drekë së bashku. Ndërkohë, në ato ditë, ndërsa vazhdonin kërkimet për Ilaria Sulën, njoftimi për zhdukjen e së cilës u bë publik më 25 mars 2025, ndoshta së bashku me dy nga miqtë e tij që ishin bashkëpunëtorë, Samsoni përdori telefonin celular të vajzës, të cilin e kishte ende në zotërim, për të tentuar të manipulonte hetimin.
“Jam në Napoli me disa miq, mos u shqetësoni”, u shkroi ai miqve të saj në WhatsApp. “Jam mirë, faleminderit”, shkroi ai në Instagram në një story nga profili i Ilarias (një çështje që është ende nën hetim, duke pasur parasysh se Samson e mohoi këtë pasazh në rrëfimin e tij).
Letra, e shkruar me datën e sotme, u publikua nga mediat italiane. Letra hapet me datën e sotme dhe hyrjen: “Unë jam Mark Samson”.
Pastaj vazhdon: “Po të shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për disa vite. Çdo ditë mendoj për krimin e tmerrshëm që kam kryer dhe nuk di çfarë të them. Por mbi të gjitha nuk e di çfarë më ka ndodhur. Është banale të kërkoj falje për dhimbjen që kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarisë dhe nuk e respektova kur ajo donte të më linte. U çmenda nga dhimbja dhe humba kontrollin. Jam i vetëdijshëm për faktin se asgjë që mund të them ose të bëj sot nuk do të jetë në gjendje ta qetësojë sadopak dhimbjen e familjes. Nuk po përpiqem të zvogëloj përgjegjësitë e mia ose të shpëtoj nga pasojat e veprimeve të mia, jam gati të paguaj për mëkatet e mia pa asnjë justifikim”.
Media italiene shkruajnë se kjo letër është përpjekje për lehtësimin e rrethanave të tij para gjykatës. /gazetajone


