Khalil al-Hayya, kreu i ekipit negociator të Hamasit, ka thënë se grupi ka marrë garanci nga SHBA-të dhe ndërmjetësit se një marrëveshje mbi fazën e parë të një marrëveshjeje armëpushimi do të thotë se lufta në Gaza “ka përfunduar plotësisht”. Mediat e huaja raportojnë se Al-Hayya u shpreh se pjesa fillestare e marrëveshjes do të shihte shkëmbimin e robërve dhe tërheqjen e Izraelit nga pjesë të Gazës.
“Sot njoftojmë se është arritur marrëveshja për t’i dhënë fund luftës dhe agresionit kundër popullit tonë dhe për të filluar zbatimin e një armëpushimi të përhershëm dhe tërheqjen e forcave pushtuese,“-u shpreh kreu i Hamas.
Një tjetër zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, tha në Egjipt se asnjë palestinez nuk do të pranojë çarmatimin dhe theksoi se populli ka nevojë për armë dhe rezistencë për të mbrojtur veten. Ndërkohë Donald Trump planifikon të niset për në Lindjen e Mesme të dielën, u tha presidenti amerikan gazetarëve gjatë një takimi me kryeministrin finlandez Alexander Stubb në Zyrën Ovale.



