Erogen Vaso alias Brajoviç mbeti i plagosur një ditë më parë në atentatin e regjistrua në zemër të kryeqendrës së veriut, Shkodër.
43-vjeçari ishte futur në “rreth të kuq” nga i riu Ragip Gila pasi sipas dëshmisë të këtij të fundit, Vaso i “bënte të fortin” dhe për këtë arsye e qëlloi me breshëri plumbash mëngjesin e së hënës.
Ashtu sikurse raportuam dhe më herët, Vaso njihet në Shkodër si politikan lokal, ndërkohë që ka lidhje me politikanë e njerëz të showbizzit shqiptar.
Njëri prej tyre ka qenë edhe Luiz Ejlli. Në një foto të postuar dy vite më parë, Vaso shihej pranë këngëtarit duke konsumuar kafe.
Miqësia mes tyre qenka aq e fortë dhe këtë fakt e vërteton dhe vizita e Ejllit ditën e djeshme në Spitalin e Traumës.
Newsbomb shkruan se këngëtari përgjatë gjithë ditës së djeshme ndodhej në ambientet e spitalit në pritje për të mësuar gjendjen shëndetësore të mikut të tij.
Theksojmë se fatmirësisht Vaso ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale e cila rezultoi me sukses.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës. Autori 29-vjeçar hyri brenda në lokal dhe qëlloi me breshëri.
Armando Pali, i cili po pinte kafe me Erogen Brajoviçin, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa truproja e këtij të fundit, Liridon Kraja (Lushi) vdiq në spital.
Dy plumba mori edhe Meri Kaceri, kamarierja 25-vjeçare e lokalit, e cila gjithashtu nuk ka rrezik për jetën.



