klod
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur dinamikën e incidentit të ndodhur një natë më parë në Fier, mes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe punonjësve të një biznesi lokal, në pronësi të vëllait të Agron Kapllanajt.
E ftuar në emisionin Open në News 24, Lala tha se hetuesit kishin shkuar në Fier në kuadër të një operacioni të posaçëm dhe kishin ngritur një dron për të ndjekur nga ajri dy subjekte të dyshuara.
Siç tregon ajo, ngjarja ka ndodhur në afërsi të një biznesi në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt. BKH kishte ndaluar në parkimin pranë ambientit dhe kishte filluar veprimet operative, por është përballur me reagimin e një punonjësi të biznesit, i cili u kërkoi llogari për praninë e tyre./gazetajone