Personi që u gjet i pajetë brenda në automjet në Llogara është identifikuar si Artjol Xhelo, 32 vjeç, ish-punonjës i Policisë së Shtetit.
Mësohet se ai ishte nga Ura Vajgurore dhe në vitin 2023 ishte larguar nga radhët e policisë me dorëheqje.
Mësohet se edhe më parë ka tentuar vetëvrasjen.
E kanë larguar nga policia e shtetit për shkak të problemeve të shëndetit mendor që ka shfaqur më parë.
Mësohet se ishte në gjendje të rënduar psikologjike.
Ndërkohë, familjarët kanë treguar se ai vuante nga depresioni dhe ishte i shqetësuar për punësimin.
Madje, ai i kishte thënë familjes se nëse nuk gjente një punë, nuk do të kthehej më në shtëpi atë ditë.
“Nëse nuk gjej punë nuk kthehem më sot në shtëpi”, ka thënë ai.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa priten edhe konkluzionet zyrtare nga ekspertiza.



