-900-0-1759261447xobez-2035-scaled-e1677794139990-219

Shqipëria vazhdon të regjistrojë shifra të larta sa i përket obezitetit në popullatë, në krahasim me vendet e tjera të Europës, duke treguar një tendencë rritëse.

Por sa përqind e popullsisë në Shqipëri është obeze, si renditet Shqipëria, krahasuar me vendet e tjera dhe si shfaqet kjo sëmundje sa i përket gjinive?

Në Shqipëri të dhënat zyrtare tregojnë se tek gratë obeziteti është në shifrat e 24,4%, ndërsa tek burrat është më e lartë. Shifra këto të larta, ndërkohë që në Europë bëhet fjalë për 22,6% e popullatës, të cilët obezë

Shifrat janë akoma më të larta kur bëhet fjalë për mbipeshën. Gati 42% e burrave dhe 31% e grave kanë më shumë kile sesa norma mesatare. Por kjo, jo pa shkak. Sipas mjekëve, në këtë situatë kanë ndikuar shumë faktorë, mes të cilëve edhe mungesa e aktivitetit fizik dhe lëvizja me automjete.

“Obeziteti tashmë në botë, por edhe në Shqipëri, është kthyer në pandemi. Ka një rritje të personave obezë dhe atyre mbipeshë. Është një rritje e viteve të fundit që vjen për disa arsye: ndryshimi i stilit të jetesës, ulja e aktivitetit fizik, lëvizja me mjetet automobilistike gjatë pandemisë, ushqyerja e pashëndetshme”, thotë Edlira Hoxha, mjeke endokrinologe.

Rritja e obezitetit ka edhe pasoja të tjera, duke ndikuar edhe në rritjen e sëmundshmërisë në popullatën shqiptare. Lidhur me këtë, personat që janë mbipeshë dhe obezë kanë risk për zhvillimin e disa sëmundjeve kronike siç është diabeti, hipertensioni arterial, yndyrnat, kolesteroli. Po ashtu, obeziteti është një nga shkaqet kryesore të rritjes së vdekshmërisë dhe aftësisë së kufizuar në popullatën europiane.