-900-0-1757503949xberpng-249

Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit. Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij përpara anëtarëve, ku bëri një analizë të deritanishme për qëndrimin politik ndaj asaj të cilën ai e quan “farsë elektorale”. Berisha drejtoi akuza ndaj qeverisë, teksa deklaroi sipas tij se, Shqipëria ndodhet sot nën një diktaturë autokratike të kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, Berisha pranoi se një nga arsyet kryesore për këtë situatë është mungesa e komunikimit të qartë politik nga vetë partia.

“Mblidhemi sot për një vendim jashtëzakonusht të rëndëishëm, qëndrimin e forcës sonë politike ndaj farsës politike të 11 majit 2025. PD si forca kryesore opozitare u angazhua në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë për denoncimin e diktaturës autorkratike të edi ramës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale, sepse për fat të keq për shkaqe më shumë njohje nuk është gjerësisht e realizueshme se Shqipëria përjeton jë diktaturë autokratike. Kjo sigurisht më shqetëson si opinion publik, por më tepër në anëtarësim. Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, ka disa faktorë, por një prej tyre është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fundamentale politike. Nuk ka përqendrim më të lartë pushteti në një diktaturë autokratike se sa ky. Jetojmë në një diktaturë autokratike sepse siç kanë faktuar studimet e pavarura nga ne, 90% e hapësirës mediatike kontrollohet nga qeveria dhe mediat e qeverisë.”,tha Berisha.

Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së PD-së, pas zgjedhjeve të 11 majit. Në këtë mbledhje pritet të diskutohen në lidhje me qëndrimet që do të mbajë opozita në raport me parlamentin. Po ashtu, fokus të veçantë do të kenë edhe diskutimet që lidhen me denoncimet e deritanishme për zgjedhjet e 11 majit.