Protesta që ka nisur të etiketohet si “Revolucioni i Flamingove” shënoi sot protestën e tetë radhazi kundër projektit të zhvillimit turistik në Zvërnec.
Edhe këtë të diel, mijëra qytetarë marshuan nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, duke kërkuar ndalimin e projektit që sipas tyre rrezikon ekosistemin e zonës së mbrojtur.
Sikurse është parë këto ditë, imagjinata për të përcjellë pakënaqësitë ndaj qeverisjes aktuale dhe klasës politike është mjaft kreative, ku spikasin pankartat me një ironi therëse.



