termet

Termet Peçi, mjeshtri i lapsuseve me diplomë partie, ka shpallur me krenari se gara “Vjosa Wild River Ultra Trail” u linçua nga Bashkia e Tepelenës. Po, po! Termeti ka dashur të thotë se gara u “lançua”, që gjithsesi do të ishte fjalë e huaj, por ka shkruar u “linçua”, duke pohuar se Bashkia e ka vrarë, djegur apo keqtrajtuar garën e të rinjve në Tepelenë.

Statusi i Tërmet Peçit në rrjetet sociale, për garën që u linçua

Nuk është hera e parë që “rilindasi” i Edi Ramës, Tërmet Peçi dallon me gafa të tilla gjuhësore. Para ca kohësh, në vend se t’i premtonte “komandantit” një fitore plebishitare, i dha fjalën për një fitore “publicitare”.

Me deputetë të tillë, gjuha shqipe do t’ia mbathë larg, njësoj siç kanë bërë 500 mijë shqiptarë gjatë qeverisjes së Rilindjes së Edi Ramës.

E vërteta është se zoti Peçi nuk ka faj. Në skuadrën e Edi Ramës, gafat dhe padituria konsiderohen aftësi për të marrë pëlqime dhe klikime në Facebook. Ndaj, s’kanë faj humoristët profesionistë që po braktisin profesionin dhe po i futen politikës. Se si mund t’i konkurosh budallallëqet që shkruhen në statuset e Rilindjes?!