Detaje nga mbledhja e Kryesisë së Partia Socialiste.
Gjatë mbledhjes 30-minutëshe në selinë e PS, fokusi kryesor ishte organizimi i brendshëm i partisë dhe intensifikimi i angazhimit në terren.
Në mbledhje u kërkua nisja e takimeve me strukturat dhe mbështetësit në terren, si pjesë e një procesi riorganizimi dhe koordinimi të aktivitetit politik në vijim.
Në mbledhje mori pjesë edhe Belinda Balluku.
Sa i përket forumit më të gjerë drejtues, nuk u vendos një datë për mbajtjen e Asamblesë Kombëtare. Mbledhja erdhi pas ndryshimeve në qeveri të vetëm pak ditëve më parë.



