Kjo është një bisedë e vitit 2023 mes autorit të atentatit me dy viktima dhe dy të plagosur këtë tëë në Shkodër, Ragip Gila bashkë më të vëllain Ergysin ditën kur policia mori informacione mbi arsenalin e armëve në banesë.
Sic shikohet edhe nga konteksti i bisedës, Ragip Gila e këshillon të vëllanë që si duket është në dijeni të aktivitetit të tij, të mos tregojë asgjë dhe të mbajë qëndrim mohues.
Po ashtu tregon se ku i ka lënë armët dhe drogën në formë çokollate, që më pas iu kap nga polcia.
PËRGJIMI
Ragip Gila: Ti mos fol gja mor njish, rri i qet, une nuk kam lidhje me vllan, jam ne vedi une mor vlla! A ndin mor?
Ergys Gila: Po mor po, njashtu i thashe:
Ragip Gila: Kur te dalesh, ruji femijet, mos i ço ne shkoll nji her, Nuk te majn ty,ti rri i qet.Nuk ke pune ti! Ja pava sherrin Erit ty edhe atij ti rri i qet, mos ha provokime hiq! Ça ke hall ti!? Ti me pas nje tmendje vlla, mos me ba gabime hiq! Xero, xero, xero! A more vesht?
Ergys Gila: Po mor Shyqyr burr, qe nuk kan gjet ate.
Ragip Gila: Qyyyyshtttt! Kan hi edhe n’bodrum.Mos e rruj hiq, e heka makinen! Njita jane ne internet… sido me ken njito jan ne internet, por asht halli i hashashit. Ka 20 paketa çokollata.Njizet paketa çokullata…! Ti rrii qet!
Ergys Gila: Po per çifte, ça te thane.
Ragip Gila: A more vesht, hiq, xero me mu, nuk ke pune, jam n’shpi n’vedi!
Ergys Gila: Pa Ç’far rriskut qe se zune ate t’temen
Ragip Gila: Shshshshshet
Ergys Gila: Pa pas pula me ba ish
Ragip Gila: Rri i qet, pa hanger nuk ju lajn
Ergys Gila: Jam tuj vra vedin mor shok
Ragip Gila: Pse mor me vra vedin, nuk ke shans mor, leni marrinat!?Mos u ban i marr! Ke kater fmi shndet, kaq! Ti me ndejt urt, n’pune tande, njaty te shpija
Ergys Gila: Ti n’telefon nuk ke pas gja
Ragip Gila: Ja mor nuk kam pas gja, s’kam fol gja.Shyqyr qe e shina do foto Pistoletet Ç-se. Desht me e gjet ai bossi! Thashe tesh pa e gjen!! E heka se e pata me vedi! Dy minuta pa ardh ju, dy minuta robt! Mas dy minutash me kishin zan njaty robt! Ma gjeten kutin e me thane ku e ke? *Eeee ku e kam?!Nuk kam gja i thash! Tesh pa me nxjerin pune per çifte! A kupton!? Njizet çokolata! Abababa: Kam hallin e çiftes .N’qoft se asht me leje del ajo. Po ai me ka lan maskat aty mor! Puaaaaaaaaaa! Ça ju pava sherrin ty e atij! Per antiplumat blihen ne internet, por baj burg per hashash e çokolata robt e motrat! Yyyyy, njizet pakata mor! Obobobobobobo! Edhe per çifte./ oranews



