CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se ka ngritur akt-akuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mosraportim dhe raportim të rremë të pasurisë.

Sipas akt-akuzës, Ahmeti, i cili shërbeu si kryetar për dy mandate, nga viti 2013 deri më 2021, kishte paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë nga viti 2018 deri në vitin 2022.

“Vlera e përgjithshme e pasurive të padeklaruara arrin mbi 172 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, e cila bëri të ditur se rasti tashmë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Deklarimi i pasurisë nga personat publikë në Kosovë ka filluar që në vitin 2007.

Pas përfundimit të procesit të deklarimit të pasurisë, APK-ja, përmes shortit, zgjedh një numër të caktuar të zyrtarëve publikë, të cilëve u verifikon pasurinë e deklaruar.

Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, ndërsa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet.

Deri më tani, asnjë nga zyrtarët që nuk e ka deklaruar pasurinë, nuk është dënuar me burgim.