Zëdhënësi i IDF njoftoi se forcat izraelite kanë eliminuar majën udhëheqëse të asaj që ata e quajnë “aks i Iranit” në Lindjen e Mesme.
Sipas njoftimit zyrtar, Forca Ajrore izraelite, duke përdorur udhëzime të sakta nga Israeli Military Intelligence Directorate dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Operacioneve, goditi dje liderin suprem iranian Ali Khamenei në Teheran.
Përveç Khameneit, Izraeli deklaroi se kanë eliminuar edhe:
Hassan Nasrallah – lider i organizatës terroriste Hezbollah dhe pjesën më të madhe të udhëheqësisë së saj të lartë.
Yahya Sinwar – lider i organizatës Hamas.
Mohammed Deif – komandant i krahut ushtarak të Hamasit dhe pjesa më e madhe e udhëheqësisë së këtij krahut.
Mohammed al-Ghamari – kreu i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së regjimit të Houthive.
Gjithashtu, janë eliminuar disa liderë të sistemit të sigurisë iraniane, përfshirë:
Ali Rashid – komandant i Shtabit Khatam al-Anbiya.
Mohammad Hossein Bagheri – shef i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit.
Hossein Salami – komandant i Forcave të Gardës Revolucionare.
Ky operacion përshkruhet nga burimet izraelite si një “piramidë e goditjes së udhëheqësve kryesorë”, dhe sipas tyre synon të godasë infrastrukturën udhëheqëse të organizatave dhe regjimeve që konsiderohen kërcënim për sigurinë rajonale.



