-900-0-1765614263xd36714cc-1f91-4c6b-94dd-e325b4f9eaae-7339-000016a29f0c76c6-415

Editimi i fotove për t’u dukur më e re apo më “perfekte” nuk është më thjesht trend i rrjeteve sociale, por duket se ka hyrë edhe në politikë. Në vitin e imazhit dhe filtrave, as politikanet femra nuk i kanë shpëtuar tundimit të Photoshop-it.

Në krye të listës përmenden Elisa Spiropali dhe Sara Mila, të cilat sipas komentuesve në rrjete sociale, editojnë aq shumë fotot sa shpesh është e vështirë t’i njohësh në pamjet që publikojnë. Ndryshimet janë të tilla, sa diferenca mes fotos reale dhe asaj të postuar kthehet në temë diskutimi online.

Politikë me filtra/ Kush janë politikanet që pozat i kanë si

Politikë me filtra/ Kush janë politikanet që pozat i kanë si

Nuk mbetet pas as Albana Vokshi, e cila në imazhet që ndan me ndjekësit shfaqet si një vajzë në të 20-at, duke sfiduar jo vetëm moshën, por edhe biologjinë.

Politikë me filtra/ Kush janë politikanet që pozat i kanë si

Ndërsa Elda Hoti dhe Olta Xhaçka preferojnë një “retush” më të butë, por sërish të dukshëm.

Politikë me filtra/ Kush janë politikanet që pozat i kanë si

Politikë me filtra/ Kush janë politikanet që pozat i kanë si

Më diskrete duket Iris Luarasi, e cila thekson tiparet me ndihmën e një filtri që i “ul” pak moshën, pa e tepruar.

Politikë me filtra/ Kush janë politikanet që pozat i kanë si

Në fund të fundit, një prekje e lehtë teknologjie nuk i bën dëm askujt… apo jo?