rama-6af9d3073a7d2

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën “X”, ku ka sulmuar gazetarin irlandez Chay Bowes, i cili sipas tij është sanksionuar sot nga Bashkimi Europian, duke e cilësuar si “klloun të propagandës ruse”.

Rama ka publikuar edhe dy postime të Bowes, ku ky i fundit ka shpërndarë pamje nga protestat në Tiranë.

“Ja dhe një klloun i propagandës ruse që sot u sanksionua nga Bashkimi Europian pikërisht si klloun i paguar nga Rusia.

Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.