numerim-votash

Procesi i numërimit të votave vijon në të gjithë vendin, ku deri tani janë numëruar 1527 kuti nga gjithsej 5225. Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste (PS) kryeson me 52.85% të votave, duke grumbulluar 203,046 vota.

Në vend të dytë renditet Partia Demokratike (PD) me 34.27% ose 131,662 vota.

Forca e tretë në nivel kombëtar është Partia Socialdemokrate (PSD) me 3.69% (14,165 vota), ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet ndjek me 3.47% të votave, ose 13,318 vota të grumbulluara deri tani.

Numërimi vijon dhe priten zhvillime të tjera në orët në vazhdim. /gazetajone