Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një konferencë për shtyp me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë, që shënon edhe nisjen e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.
Në fjalën e tij, Rama vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Komisionin Europian dhe rëndësinë që i jep Ballkanit Perëndimor.
Kreu i qeverisë theksoi se diskutimet janë përqendruar në ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, të cilat, sipas tij, po ecin me ritme të kënaqshme dhe shpresëdhënëse.
“Folëm për planin e ri të rritjes që BE, komisionin i ka vënë në dispozicion Ballkanit Perëndimor duke i dhënë mundësi cdo vendi të financohet nga BE në mbështetje të thellimit të reformave. Edhe në këtë pikë morëm vlerësim pozitiv nga ana e presidencës dhe ne do vazhdojmë të plotësojmë detyrat që kemi marrë përsipër”, tha Rama.
Rama: Me presidenten kemi pasur një bashkëbisedim që ka prekur të gjitha temat e interesit të përbashkët dhe natyrisht që për ne mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe që ne e vlerësojmë shumë fakti që Presidenti dhe Komisioni aktual i japin një rëndësi të posaçme Ballkanit Perëndimor.
Kemi folur për ecurin e procesit të negociatave me BE. Një proces që në këndvështrimin tonë, që është duke ecur me mbarësi dhe shpejtësi.
Folëm për planin e ri të rritjes që BE, komisionin i ka vënë në dispozicion Ballkanit Perëndimor duke i dhënë mundësi cdo vendi të financohet nga BE në mbështetje të thellimit të reformave. Edhe në këtë pikë morëm vlerësim pozitiv nga ana e presidencës dhe ne do vazhdojmë të plotësojmë detyrat që kemi marrë përsipër.
Folëm po ashtu për forcimin e bashkëpunimit në rajon dhe për përforcimin e sigurisë në rajon, duke pasur parasysh domosdoshmërinë që të lidhemi fort në funksion të qenies tonë në zemër të BE dhe në funksion të të nesërmes tonë që është në BE.



