IMG_5107

Në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit po kryehn riparime në asfalt. Për shkak të punimeve do të bllokohet qarkullimi në segmentet Vorë-Maminas, Maminas-Sukth, Sukth-Fllakë, Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit dhe mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

Sugjerohet që të gjithë përdoruesit e kësaj rruge të përdorin rrugën alternative: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës.

Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH njofton se ka nisur zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit”.

Duke filluar nga 13.10.2025, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente: Vorë-Maminas, Maminas-Sukth, Sukth-Fllakë, Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit, Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

Kohëzgjatja e punimeve: 1–2 ditë për çdo segment. Sugjerojmë të gjithë përdoruesit e kësaj rruge të përdorin rrugën alternative: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës. Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërhyrje”, njofton ARRSH.