IMG_4747

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar ditën e sotme jashtë ambienteve të gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz.

Dhuna mes të rinjve ka degraduar në përdorimin e thikave ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur pas goditjeve të marra në gjoks.

Dy nxënësit e lënduar i përkasin moshës 16-vjeçare ndërsa ndodhen në spital ku njeri prej tyre është në gjendje të rëndë pasi thika i ka prekur mushkërinë edhe zemrën.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta si dhe numri i saktë i personave të përfshirë në konflikt.