-900-0-1785320344xjaka-615

Sori Al, kompania e përfshirë në skandalin e helmimit të studentëve në Akademinë e Policisë, ka ndërruar pronar. Biznesmenia Alma Tafani e ka shitur kompaninë tek Ramazan Troka për një çmim prej 2 milionë e 36 mijë eurosh, i cili sipas kontratës do të paguhet në tre këste të përvitshme.

Shitet kompania e skandaleve/ Sori Al ndërron pronar për 2

Kontrata e shitjes se Sori Al

Kontrata e shitblerjes së aksioneve është firmosur në 29 qershor vetëm 4 ditë pas helmimit të dytë të studentëve në Akademinë e Sigurisë. Por dy javë më parë AKU e zhbllokoi aktivitetin e kompanisë dhe tha se helmimi nuk kishte lidhje me ushqimin, pasi analizat e mostrave kishin rezultuar në përputhje me normat.

Ramazan Troka nuk është një emër i panjohur për biznesin e kateringut dhe po ashtu nuk rezulton pa lidhje biznesi me zonjën Tafani dhe bashkëshortin e saj, Nikolin Jaka. Më parë ai ka qenë pronar i kompanisë KPL, të cilën e pati blerë në vitin 2007 po nga zonja Tafani.

Troka ishte pronar i kompanisë deri në qershor të vitit të kaluar, ku ja shiti aksionet e saj po Alma Tafanit.

Ndërkohë muajin e kaluar, zonja Tafani e shiti sërish kompaninë duke dalë nga tregu i ushqimeve katering. Sipas kontratës së shitjes, kompania KPL është blerë nga Mario Haxhiymeri për një çmim prej 45 milionë lekësh ose rreth 480 mijë euro.

Shitet kompania e skandaleve/ Sori Al ndërron pronar për 2

Kontrata e shitjes se KPL

Sori Al dhe KPL kanë qenë dy nga lojtarët më të rëndësishëm të furnizimit me ushqime të institucioneve publike. Në 6 vitet e fundit dy kompanitë kanë marrë së bashku mbi 45 milionë euro pagesa nga shteti shqiptar për të furnizuar spitalet, repartet ushtarake apo dhe burgjet me ushqime./kapitali.al