kryeministria

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, Insidor Rexhepi, është shkarkuar nga detyra.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në vend të Insidor Rexhepit është emëruar Skerdi Tushi.

“- Z. Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
– Z. Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë.”, thuhet në vendimin e qeverisë.