d08daf172c59062bf3c857262937fa97

Në pikën kufitare të Kapshticës është regjistruar sot një fluks i konsiderueshëm automjetesh, me dhjetëra mjete që presin për të kaluar drejt shtetit grek.

Pritjet janë krijuar për shkak të lëvizjeve të shumta gjatë kësaj dite festive dhe fundjave.

Pala shqiptare po punon me tre sportele në dalje për të përshpejtuar procedurat.

Ndërkohë pala greke me sistem të ri, herë pas here po pëson vonesa, gjë që ka shtuar fluksin dhe është shkak për radhët dhe pritjet e gjatë.

Mjetet po qëndrojnë në radhë për të kaluar kufirin, ndërsa autoritetet shqiptare deklarojnë se janë në komunikim të vazhdueshëm me homologët grekë. Qëllimi është që të merren masa për zbutjen e fluksit dhe të ulet pritja.