IMG_5262

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Maliq, ku e zonja e shtëpisë bashkë me dy fëmijët e saj të mitur ndodhej brenda.

Nëna, Merjeme Azisllari dhe djali i sja 14 vjeçar kanë ndërruar jetë nga asfiksia, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në banesë. Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.