-640-0-900-0-1781354482x900-0-1781085474x900-0-1781010906xssa-244-867-997-1781867654

Detaje të reja lidhur me vrasjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, trupi i të cilit u gjet i pajetë ditën e djeshme, 18 qershor.

Nga këqyrja paraprake e trupit është konstatuar një plagë tejshpuese në pjesën e pasme të kokës, e dyshuar se është shkaktuar nga arma e zjarrit.

Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize më të detajuar mjeko-ligjore.

Identifikimi i trupit, i gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi në fshatin Cerrujë (midis Tiranës dhe Elbasanit), u bë nga familjarët e tij, pasi policia e lokalizoi atë me ndihmën e dronëve.

“Në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit“, njoftoi më herët Policia e Tiranës.

Koçi rezultonte i zhdukur prej dy javësh, ndërsa për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj.