grabitje

Një grabitje që të kujton skenat e filmave aksione ka ndodhur sot pasdite në Fushë-Krujë në një pikë karburanti.

Mësohet se një i ri që ndodhej në drejtimin e një taksie ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore.

Sipas burimeve policore dyshohet se autori ka kryer të paktën 2 grabitje përgjatë pak orëve.

Ai pasi ka marrë një taksi në Tiranë, ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë.

Nè afërsi të Tapizës ka kërcënuar taksistin duke marrë vetë drejtimin e makinës, ndërsa taksistin e ka lënë në një zonë të largët duke i marrë paratë dhe celularin.

Pasi ka vjedhur taksistin autori ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore.

Më pas ka lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur duke humbur gjurmët.

Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. I riu rezulton i dënuar më parë për mashtrim.