evis-berberi-belinda-balluku-tuneli-i-llogarase-spak-759x450-6ae4668ded7dc

SPAK i komunikon mbylljen e hetimeve edhe Evis Berberit.

Berberi është marrë i pandehur për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera në 9 raste.

Një çështje kur gjatë këtyre ditëve po ju komunikohen të gjithë të dyshuarve mbyllja e hetimeve.

Berberi është një nga 26 të pandehurit në dosjen që lidhet me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Kujtojmë se, Berberi është marrë i pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në lidhje me procedurat e prokurimit publik të zhvilluara gjatë kohës kur drejtonte ARRSH-në.

Hetimi përfshin disa prej tenderave të rëndësishëm të infrastrukturës, mes tyre Tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Në kuadër të hetimeve, SPAK ka administruar edhe komunikime elektronike mes Ballukut dhe vartësve të saj, ku përfshihen edhe materiale të lidhura me telefonin e Berberit.