-640-0-sali-berisha-spak1-scaled-1746444821

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sërish pas takimit të zhvilluar nga ish-deputeti Ervin Salianji në Durrës, duke e cilësuar atë si një nismë me axhendë personale.

Berisha u shpreh se asnjë deputet i PD-së nuk ka nisur foltore dhe se veprimi i Salianjit nuk përfaqëson strukturat e partisë.

Berisha theksoi se Salianji, ndonëse anëtar i Kryesisë, nuk ka ngritur më parë shqetësime brenda forumeve të partisë dhe se kjo lëvizje është thjesht pjesë e një axhende individuale. “Është një anëtar Kryesie, i cili ka një agjendë personale dhe uroj që ta vazhdojë sa të ketë qejf,” u shpreh ai/

“Asnjë deputet nuk ka nisur asnjë foltore. Është një anëtar Kryesie, i cili ka një agjendë personale dhe uroj që ta vazhdoj sa të ketë qejf. (Qesh kur pyetet nëse rrezikon) është anëtar i Kryesisë, i cili më parë nuk ka ngritur probleme në Kryesi. Ai do që të ketë agjendë personale, ta vazhdojë deri në fund. Deri sa ishte salla, atë e di unë. I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me agjendë strikt private.”.

Ishin një grup të pakënaqur sepse nuk u futën në listat për deputet dhe kishte të tjerë që punuan për PS dhe kanë frikë analizën që do bëhet.

Prandaj duhet analiza në parti, sepse ata që kanë tradhtuar militantët, që kanë punuar për Ani Dyrmisha dhe të tjerë do japin llogari para strukturave. Ata që morën udhëtime turistike gjatë fushatës…llogaridhënie. Në vend të fushatës zgjodhën turizmin,, ata kanë qëllime te tyre. Pashë individi që kanë punuar për Ani Dyrmishi, të tjerë ia kanë mbathur në mes të fushatës për turizëm”, – tha Berisha.