Ermir Ndreaj, ish-pronari i “Cinco Cavalli”, i njohur si ‘Cinco’, ka bërë sot një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme. Ndreaj i cili ndodhet në qeli prej muajit korrik ka kërkuar lirinë për arsye shëndetësore. Aktualisht ai qëndron në spitalin e burgut.
SPAK ka zbardhur të paktën 5 episode të trafikut të kokainës, ku porositës ka qenë edhe vetë ‘bossi’ i Cincos, Ermir Ndreaj. Ky detaj është zbuluar përmes bisedave në SkyECC mes biznesmenit Ndreaj dhe Artur Hoxhosmanit, ku diskutohej për sekuestrimin e 1 ton kokainë në Belgjikë. Në biseda, Ndreaj pranon se 809 pako nga kokaina që u sekuestrua ishin të tij.
Grupi që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt BE, i janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. Nga aksioni, në pranga përfundoi: Ermir Ndreaj, dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, ndërsa u lëshuar një tjetër masë sigurie për ish-ortakët e tyre Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj. I gjithë grupi u godit pas hetimeve të SPAK për atentatin e planifikuar, i cili dështoi, ndaj ish-prokurorit tashmë deputetit të Partisë Demokratike, Arjan Ndoj. Teksa hetonin zbuluan se porositësi ishte Plarent Dervishaj, por po ashtu, hulumtuan mbi kanalet e pazbuluara të trafikut të drogës.



