-900-0-1760345032x6-847

Ushtria izraelite sapo ka publikuar fotot e para të disa prej pengjeve që u liruan nga Hamasi dhe u pritën nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit këtë mëngjes.

Imazhet tregojnë Alon Ohel duke u takuar me forcat izraelite në Rripin e Gazës pasi u lirua, si dhe vëllezërit binjakë Gali dhe Ziv Berman duke u përqafuar.

Gali Berman dhe Guy Gilboa-Dala shihen gjithashtu duke takuar ushtarë izraelitë në Gaza këtë mëngjes.

FOTOT- Orët e para në liri, pengjet e Hamasit takohen me ushtarëtFOTOT- Orët e para në liri, pengjet e Hamasit takohen me ushtarët

Përveç lirimit të pengjeve izraelite, gjatë ditës së sotme pritet dhe lirimi i 250 të burgosurve palestinezë dhe 1,700 të paraburgosurve nga Gaza, përfshirë 22 fëmijë.

FOTOT- Orët e para në liri, pengjet e Hamasit takohen me ushtarëtFOTOT- Orët e para në liri, pengjet e Hamasit takohen me ushtarët

Raportet në mediat izraelite sugjerojnë se të burgosurit tani po përgatiten të largohen nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor të pushtuar.

FOTOT- Orët e para në liri, pengjet e Hamasit takohen me ushtarët

Sipas BBC, lista nuk përfshin shtatë emra të profilit të lartë që Hamasi kishte kërkuar si pjesë e shkëmbimit – përfshirë Marwan Barghouti dhe Ahmad Saadat – pavarësisht negociatave të minutës së fundit të dielën.

Dhjetëra familje kanë pritur që nga orët e para të mëngjesit jashtë burgut për lirimin e të afërmve të tyre. Sipas planit, rreth 100 të burgosur do të lirohen në Bregun Perëndimor, të tjerë do të deportohen në Gaza ose Egjipt, dhe një numër i vogël do të lirohet në Jerusalemin Lindor.