-640-0-whatsapp-image-2026-07-29-at-22453-pm-1-1785329011

Janë publikuar fotot e avionit të vogël me të cilin po fluturonte Ermal Beqiri në Francë, pak para arrestimit të tij nga autoritetet franceze.

Në foto shihet Beqiri që bën selfie para avionit tip kaçatorr, ashtu dhe si pamje nga brenda mjetit.

44-vjeçari, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve për skandalin e tenderave të AKSHI-t, u arrestua mbrëmjen e djeshme në Francë.

Sipas autoriteteve, Beqiri u lokalizua dhe u arrestua në qytetin e Amiens, ku aktualisht ndodhet në paraburgim, në pritje të procedurave të mëtejshme për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Sipas mediave franceze, ndalimi i tij ndodhi në rrethana të pazakonta. Beqiri ishte duke pilotuar një avion të vogël, i cili tërhoqi vëmendjen e autoriteteve pasi fluturoi mbi termocentralin bërthamor të Penly, në rajonin Seine-Maritime.

Gjatë fluturimit, avioni zbriti në një lartësi më të ulët se kufiri i lejuar për zonat e ndjeshme, çka solli fillimisht ndërhyrjen e Forcave Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, të cilat më pas ia referuan çështjen Xhandarmërisë Franceze.

“Një shtetas shqiptar u ndalua pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi të Francës në një lartësi më të ulët se kufiri i lejuar”, raportuan mediat franceze.