-640-0-florjan-binaj-1280x720-1-1759612633

Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Tiranën, i mbështetur nga opozita ka reaguar këtë enjte pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj shkruan se kurdo që do të caktohet data për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranë, ata do të marrin pjesë.

Binaj gjithashtu thekson se partia më rëndësishme është partia e qytetarëve.

“Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim. Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim.

Deri atëherë ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët. Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve. Flori”, shkruan Florian Binaj.

Gjykata Kushtetuese këtë të enjte ka pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë më 9 nëntor.

Gjykata Kushtetuese mori vendimin që të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor dhe pezulloi dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë.

Avokatët e Erion e Veliajt depozituan në Gjykatë Kushtetuese 2 ankime, i pari për rrëzimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e Veliajt, dhe një ankimim të dytë pas Presidenti Begaj dekretoi 9 nëntorin për zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën.