-640-0-bes-1789115790

Kryeministri Edi Rama flet pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.

Ky i fundit, Rama tha se do të jetë pjesë e ekipit të tij në Kryeministri.

Ndërkohë, në krye të këtij dikasteri vjen Ervin Demo, i cili do të mbulojë edhe çështjet vendore.

Rama: Sot kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Lamallari nga drejtimi i ministrisë brendshme kalon në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në kryeministri, ndërkohë që Demo, ministri i pushtetin vendor do mbulojë punët e brendshme ku do të integrojmë dhe çështjet vendore. Diçka që nuk është e re për historikun e ministrisë, por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë duke qenë veç, do të bëhet pjesë e strukturës së ministrisë së Brendshme.