-640-0-sali-berisha-spak1-scaled-1746444821

Sali Berisha është thirrur sot, në orën 09:00, në SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Paraqitja e ish kryeministrit në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar për rolin dhe përgjegjësinë e tij për plumbat që vranë 4 protestues në bulevard para kryeministrisë vjen pas refuzimit të dy fletëthirrjeve të mëparshme.

Fletëthirrja e tretë iu dha në dorë në SPAK të hënën kur Berisha shkoi për në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën “Partizani”, e cila ka kaluar për gjykim.

Në fillim u caktua e premtja por më pas u la për të mërkurën pas pretendimit të Berishës se në atë ditë do të ishte jashtë vendit.

Në daljen e djeshme publike, ai deklaroi se do të paraqitet në Prokurori. Por nëse edhe sot refuzon t’i përgjigjet thirrjes së SPAK, atëherë organi i akuzës ka detyrimin të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm të tij. Më herët është thirrur për të dhënë dëshminë e tij edhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Thirrja e Berishës vjen rreth 1 vit e gjysmë që kur SPAK mori në dorë dosjen për 4 vrasjet e protestuesve.