-900-0-1747758361xcover-ermir-dedja-web-792

Të paktën 5 persona janë të përfshirë në vrasjen e Ermir Dedjas pak javë më parë në ngjarjen që tronditi Durrësin. Tashmë që kanë kaluar pak kohë nga vrasja, Policia ka arritur që të prangosë 2 persona dhe të shpallë në kërkim 3 të tjerë, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar në ekzekutimin e të riut nga Durrësi. Dy të arrestuarit janë identifikuar si: Erion Ndoni dhe Klodian Berisha. Të dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar dy mjete në Shqipëri. Njëra nga makinat ishte mjeti tip “Seat”, i cili u përdor nga autorët e vrasjes së 29-vjeçarit dhe që më pas u dogj në fshatin Gërdec. Por po ashtu, Berisha dhe Ndoni kanë sjellë edhe një mjet tjetër, tip “Cupra” që dyshohet se gjithashtu do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale. Mjeti në foton e mëposhtme, aktualisht është i sekuestruar nga Policia si provë materiale.

Vrasja e Ermir Dedjas, Policia: 2 në pranga, sollën makinën e

CUPRA

Xhuljano Dyrmishi dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim për sigurinë e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes, si dhe për kontrabandë. Sipas hetimeve, të tre ndodhen jashtë vendit dhe po punohet me partnerët ndërkombëtarë për kapjen e tyre. Për këta të fundit Policia nuk jep shumë detaje, madje as inicialet. Ende nuk dihet roli ekzakt që kanë pasur në “operacionin” për ekzekutimin e të riut, por duket se Policia ka gjetur prova se ata kanë ndihmuar atentatorët. Teksa hetimet vijojnë, duket se nga këta të fundit ende nuk ka asnjë shenjë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 29-vjeçarit, në lagjen nr.18, Durrës. Shkon në 5 numri i shtetasve të identifikuar si të përfshirë në vrasjen e 29-vjeçarit. -Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas që kanë kontrabanduar në Shqipëri, automjetin që u përdor nga autorët e vrasjes dhe një automjet tjetër që dyshohet se do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale. Policia gjen dhe sekuestron automjetin tjetër.

-Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje dhe për kontrabandë të mallrave.

2 ditë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim 2 shtetas të tjerë, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.

Në vijim të veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vrasjes së shtetasit E. D., 2 javë më parë, në lagjen nr.18, në Durrës, bazuar në provat e siguruara nga hetimi: -u ndaluan shtetasit E. N., 36 vjeç, banues në fshatin Shkallnur dhe K. B., 35 vjeç, banues në Durres, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”; -u shpall në kërkim shtetasi Xh. D., 33 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kane kontrabanduar në Shqipëri, 2 automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së shtetasit E. D. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të automjetit tjetër tip “Seat”, i cili ishte kontrabanduar me qëllim për t’u përdorur për një ngjarje tjetër kriminale. Në kuadër të hetimeve, 2 ditë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim shtetasin shqiptar E. N., 44 vjeç, banues në fshatin Rrashbull dhe shtetasin maroken M. D., 46 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”. Të 3 shtetasit e shpallur në kërkim rezultojnë jashtë vendit. Vijon puna në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorëve të dyshuar.