IMG_4911

Ky është momenti kur autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Elvis Shkambi, dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, mbërrijnë në drejtorinë e Policisë me pranga në duar.

Pamjet janë siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

30-vjeçari u fut në sallën e Apelit, duke kaluar sistemin e sigurisë, dhe në momentin kur gjyqtari shpalli vendimin që ishte në favor të palës tjetër në proces, e qëlloi katër herë me armë, ku tre plumba e prekën në gjoks.

I riu shoqëronte xhaxhanë e tij në këtë seancë gjyqësore, ku pretendonin se po u bëhej padrejtësi me procesin për një pronë në Shkodër.

Në komisariat, i riu nuk ka shfaqur pendesë ndërsa pranoi krimin, duke deklaruar se e vrau pasi familjes së tij i ishte bërë padrejtësi./TCH