SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit mbrëmjen e 6 shkurtit 2021 në Vlorë. Për Ines Hajrulla njeriu që mori frerët e grupi kriminal të Edison Harizaj, pas vrasjes së këtij të fundit në 2018 në Durrës është firmosur urdhër arrest si personi që dyshohet se ka dhënë urdhrin për vrasjen e Qarrit.
SPAK ka urdhëruar arrestimin e Ervis Matodashaj, por aksioni i RENEA-s që po zhvillohet në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë deri më tani nuk ka dhënë rezultat për vrasjen e tij, Në të njëjtën dosje është firmosur masë e re sigurie arrest me burg për Flodian Plakun, për akuzën e trafikut të kokainës.
Ndërsa ai ndodhet në paraburgim pasi është arrestuar në 2025 pasi akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës. Me firmën e prokurorit Vladimir Mara janë prerë edhe 4 masa të tjera sigurie.
Po si u ekzekutua Gentian Qarri?
Mbrëmjen e 6b shkurtit 2021 Gentian Qarri ishte duke ecur në këmbë në lagjen ”29 Nëntori” në Vlorës, kur nga një automjet u qëllua në drejtim të tij duke e lënë të vrarë.
Nga hetimet atëkohë rezultoi se autorët e kishin pritur për 10 minuta, derisa ai kishte dalë nga një gomisteri dhe ishte nisur drejt një lokali. Referuar pamjeve filmike të sekuestruara nga policia në vendingjarje shfaqet një automjet “Toyota Auris”. Një moment pranë makinës kalon policia dhe detyrohet të largohet për tu kthyer sërish. Në momentin që Gentian Qarri, i njohur me nofkën “Gëçe” ka dalë nga gomisteria ekzekutorët qëllojnë 20 plumba në drejtim të tij duke e lënë të vdekur. Qarri kishte precedent kriminalë, pasi ishte dënuar në Itali me 11 vite burgim për trafik droge.
Kush është Ines Hajrulla?
Ines Hajrulla është një ndër njerëzit më të rrezikshëm të botës së krimit. Djali i një biznesmeni që iu ka mbijetuar disa atentateve dhe ndërkohë dyshohet se është i përfshirë në disa atentate mafioze për të eleminuar kundërshtarët e tij. Edhe pse në moshë të re ai mori drejtimin e bandës së Edison Harizaj, ose sic njihej Edison Faqedjeguri pas ekzekutimit të tij në 2018 në Durrës.
Hajrulla, grupi i të cilit vepron në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, prej disa kohësh për shkak se ka patur tentativa për ta eleminuar ishte larguar jashtë vendit.
Ai njihet për përplasjen e fortë me grupin Simomati që aktualisht drejtohet nga Bernard Sinomati. Ngjarja me e rëndë e shënuar në familjen Sinomati është vrasje me snajper në ballkonin e një banesë e Gëzim SInomatit, djalit të Sokol Sinomatit i njohur si Sokol Buzëderri. Pas arrestimit të Sokol Buzëderrit drejtimin e grupit e mori vëllai i tij, Bernardi.



