“Nuk kam folur asnjëherë me Martin Çeçon, nuk e kam dëgjuar asnjëherë më përpara emrin e tij, për herë të parë e dëgjova në Komisariat. Oficerët më kanë thënë do të varrim këtu, më kanë ushtruar presion që ta pranoja”- Kështu ka deklaruar Tina Pajollari 21-vjeçarja e cila është akuzuar si personi që nxori në pritë Martin Çeçon në qershor të 2022.
Në një intervistë për “Uniko”, Pajollari e cila asokohe ishte vetëm 18 vjeç ka rrëfyer “të vërtetën” e saj duke insistuar në pafajësinë dhe theksuar se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Po ashtu ajo ka ngritura akuza ndaj punonjësve të policisë, duke pretenduar se është ushtruar presion ndaj saj për të pranuar versionin që ata i kërkonin.
“Po patjetër, më tha që qëndroi asaj që ke thënë mos ndrysho sepse po ndryshove ti do kalbesh në burg”, ka thënë e reja gjatë kësaj interviste, teksa më tej ka vijuar të këmbëngulë se nuk ka pasur asnjë lidhje me viktimën dhe se nuk e ka njohur asnjëherë Martin Çeçon përpara hetimeve.
Ajo ka mohuar gjithashtu çdo komunikim apo përfshire me personat e tjerë të përmendur në dosje, duke i cilësuar këto si pretendime të pavërteta.
Sipas saj, hetimet janë shoqëruar me presione të vazhdueshme dhe me metoda që ajo i konsideron të padrejta, duke përfshirë mbajtje të zgjatura në ambientet e policisë, në hotel dhe mënyrën se si janë marrë deklarimet e saj, shkruan newsbomb.
“Patjetër që erdhëm në këtë moment sepse merrte dëshmitë, bënte çfarë i deshte qejfi asaj, më mbante në hotel nga 3-4 ditë. Oficerja e Policisë dhe Leonard Ndreka. Në një hotel që ishte afër komisariatit. Në qershor më kanë mbajtur. Më kanë mbajtur edhe në Komisariat, më kanë gjuajtur edhe me libër në kokë dhe më ka thënë trego se kemi gjithë natën me ty këtu dhe po presim. Donte të flija unë, si të flisja unë kur unë i thoja që nuk kam lidhje”, ka thënë ajo ndër të tjera.
Kujtojmë se Martina Pajollari pas rreth tre viteve burg la qelinë në prill të këtij viti. Gjykata vendosi ndaj saj masën e “arrestit në shtëpi”. Ndërkohë që me të njëjtën masë u lanë edhe tre të akuzuarit e tjerë, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blendi Angjo.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 12 Qershor 2022 në fshatin Kolavec të Maliqit, ku trupi i të riut u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në një rezervuar, dy ditë pasi familja kishte raportuar zhdukjen e tij. Për këtë krim u shpallën fajtorë kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj, bariu Bledi Angjo dhe Martina Pajollari, e cila u tha se kishte nxjerrë në pritë viktimën.
Ndërkohë Gjykata e Apelit në Tiranë zhbëri vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë, e cila më 10 Shkurt 2025 kishte dënuar me gjithsej 83 vite burg të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços.
Pjesë nga intervista:
Si e kujton ditën e parë në burg? A mund të më përshkruash ndonjë detaj, të dhënë, e cila na shërben për të kuptuar më shumë? Si ndodhi kur të thirrën, të arrestuan, nata e parë në burg?
-Shumë keq. Patjetër, kur më dhanë arrest me burg. Kam qenë në Vlorë dhe ka ardhur oficeria këtu në shtëpi. Unë kam qenë te ish i fejuari. Në momentin kur ajo ka ardhur këtu unë kam marrë mamin në telefon dhe oficeria më tha që Martina duhet të paraqitesh në komisariat. Patjetër i thashë unë. Shkova unë të nesërmen në Komisariat, atë ditë më arrestuan. Aty ishte oficeria Klaudia Grena dhe Klajdi Ndreka, këta të dy, dhe Vangjush Mekshi dhe më thanë ne t’i kemi bërë letrat dhe ti je për burg. Akuzohesh për vrasjen e Martinit.
Pate komunikim tjetër?
-Në atë moment jo. Por, më përpara që më kanë marrë dëshmi atëherë ka pasur shumë.
Do shkojmë dhe aty, por pjesë tjetër në ato momente të thanë? Si do kalbesh në burg?
-Po patjetër, më tha që qëndroji asaj që ke thënë mos ndrysho sepse po ndryshove ti do kalbesh në burg.
Në prokurori thuhet që ke pasur komunikime para se të arrestoheshe? Ke pasur komunikime me bashkëshorten e Emiljanit?
-Kam pasur, por nuk më ka thënë asgjë që të ndryshoja. Në burg kam qëndruar vetëm, pastaj kur erdhën moshataret e mia më futën në dhomë me to. Unë kam hyrë në burg në moshën 18 vjeçare, sapo i kisha mbushur.
Cili ka qenë momenti më i errët në burg?
-Ka qenë momenti kur jam arrestuar edhe kur më kanë dënuar 20 vite. Momenti që mua më dhanë 20 vite kam qenë vetëm në gjykatë dhe jam ndjerë shumë keq. Kam shkuar në infermieri.
Çfarë të mbajti që të mos dorëzoheshe dhe të vazhdosh betejën tënde për atë që ti pretendon se është e vërteta që ti nuk ke dijeni dhe nuk ke marrë pjesë, ndërsa për prokurorinë ende që flasim ka akuzë që ti je e përfshirë dhe ke dijeni për vrasjen e Martin Çeços në mjetin e Valter Mollës?
-Mua më mbajti vetëm e vërteta, sepse unë nuk e kam bërë një gjë të tillë. Nuk e kam ulur kokën për tre vjet që kam qenë aty dhe s’kam për ta ulur kurrë. E kam mbajtur kokën lart vetëm për të vërtetën, sepse një gjë që unë nuk e kam bërë është e vërtetë që unë nuk e kam bërë.
Atëherë pse erdhëm deri në këtë moment?
-Patjetër që erdhëm në këtë moment sepse merrte dëshmitë, bënte çfarë i deshte qejfi asaj, më mbante në hotel nga 3-4 ditë. Oficerja e Policisë dhe Leonard Ndreka. Në një hotel që ishte afër komisariatit.
Të mbanin në dhomë më vete, ata e paguanin?
-Ata më mbanin dhe rrinte një polic 24 orë aty, brenda në dhomë.
Po pse të mbanin në hotel, se procedura e do që të jepje dëshminë dhe ose të të mbanin në Komisariat ose të të lironin?
-Në qershor më kanë mbajtur. Më kanë mbajtur edhe në Komisariat, më kanë gjuajtur edhe me libër në kokë dhe më ka thënë trego se kemi gjithë natën me ty këtu dhe po presim. Donte të flija unë, si të flisja unë kur unë i thoja që nuk kam lidhje.
Marina Pajollari, emri yt për herë të parë është përmendur nga babai i Martinit Nevzat Çeço i cili deklaroi se djali fliste me Tina Pajollarin dhe me të drejtë sepse ajo që u zbulua ishte se ai të dashuronte ty duke të parë nga FB, por fizikisht ai kishte parë vajzën e byrektores tek agjencia në Korçë. Tani ne kemi një dëshmi tënden që thua ok më kanë detyruar që të pranoj, po ose kam pranuar. Por në fillim ke thënë “Po”, çfarë ka ndodhur se ti ke thënë që kanë qenë ata tre persona të cilët ke folur, kanë folur me Martinin?
-Më ka marrë Klaudia në telefon, oficerja, dhe më tha të thuash që kanë qenë ata, ta pranosh, ose do shkosh në burg. Unë isha e vogël atëherë, ishin 50 veta policë aty, isha e frikësuar, nuk e dija as çfarë po thoja aty.
Ti e ke thënë versionin tënd nën presion, por nga dolën ato që ti ke qenë e lidhur me Valin, Valter Mollajn?
-Nuk është e vërtetë kjo. Mori në telefon oficerja dhe hapi telefonin, i pa mesazhet, kam folur edhe me të vëllain, por unë me ata flisja për çështjen e bagëtive.
Marin Çeçon nuk e njihja fare, nuk kam folur njëherë me të. Nuk e dija si ishte. Më ka çuar një herë ftesë në FB dhe e kam fshirë. Nuk kam folur.



