640-0-68d27a3c2b912

Ka mbërritur ekspertiza mjeko-ligjore për Brian Spahiun, 3-vjeçarin që ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në një klinikë dentare në Tiranë.

Sipas ekspertizës italiane, shkaku i vdekjes së të miturit është përcaktuar, por akti i ekspertimit është voluminoz dhe po analizohet nga prokurorja e çështjes. Burimet pranë organit të akuzës bëjnë me dije se hetimet për ngjarjen janë drejt përfundimit.

Brian Spahiu ndërroi jetë më 1 tetor 2023, tre ditë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho, brenda ambientit të spitalit privat të zemrës në Tiranë.

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho, janë në hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca në trajtim mjekësor”.