-640-0-1786605244-krujezjarrfikesi-1786606342

Të lodhur, të sfilitur dhe të vendosur për të mos u dorëzuar. Disa prej tyre edhe të sëmurë, të gjithë pa gjumë e në luftë me zjarrin e kohën, që prej ditës kur janë shfaqur vatrat në Krujë.

Por, me kurajë të paimagjinueshme. Me buzëqeshje, Altin Shullazi, komandanti i zjarrfikësve që po ndihmojnë në zjarret në Krujë, refuzon ta lëshojë veten.

5 ditë e net pa gjumë, me kolegët të sëmurë, por të gjithë nuk duan që ta lënë Krujën, qytetin ku janë lindur e rritet, të digjet.

-Prej sa kohësh je këtu?

Altin Shullazi: 5 ditë e 5 net. Merremi e zjarrin në Krujë, nuk do të ndalojmë derisa të shuhet. Jemi të gjithë në punë.

-Jeni lodhur e sfilitur, çfarë ju bën të keni moral kaq të lartë?

Altin Shullazi: Na dhimbset ky qytet. Jemi lindur e rritur në këtë qytet, nuk duam të shkatërrohet.

-Kemi informacion që disa prej jush janë me temperaturë, brinjë të thyera e antibiotikë.

Altin Shullazi: Pjesa më e madhe janë me temperaturë 39-40, janë këtu. Nuk do të dorëzohemi deri në fund, derisa ta mbyllim edhe vatrën e fundit të zjarrit.

Njëri prek zjarrfikësit teksa tregon për Report Tv këmbët dhe gishtat e nxirë, për shkak se nuk i ka hequr këpucët që kur kanë nisur zjarret.

“Kam një javë pa gjumë dhe as këpucët nuk kam heq që prej disa ditësh. Puna jonë kështu e ka. Edhe kolegët e tjerë kanë dëmtime në këmbë”, shprehet zjarrfikësi Eduarti.