Ish-kryebashkiaku i Partisë Socialiste në Kavajë, Elvis Roshi ka nisur publikisht fushatën për Partinë Demokratike.
Deri dje ai kërkonte vota për socialistët, madje mori edhe nga fondet IPARD miliona lekë duke mos i investuar në hotel pastaj, kurse Roshi tashmë kërkon të mbledhë vota në favor të Partisë Demokratike.

Arsyeja për këtë lidhet me kandidimin në Qarkun e Tiranës, ku bën pjesë Kavaja të djalit të xhaxhait të tij, Elton Rroshi.
Ditën e sotme, ai ka shpërndarë posterin e fushatës së djalit të xhaxhait, i cili kandidon nën logon e PD-së dhe me koalicionin “Shqipëria madhështore”.
Kujtojmë se Roshi ishte i pari socialist që arriti ta thyejë bastionin e djathtë të Kavajës, ndërsa për vite me radhë, ai ka qenë nën shënjestër dhe sulme të vazhdueshme nga PD-ja që e akuzonin atë për një sërë aferash dhe lidhje me krimin. /gazetajone



